Zemra ime është e thyer, kam çdo moment buzëqeshjen e tij
Ndërsa është bërë një muaj nga vrasja e Martin Canit, një protestë është zhvilluar në Tiranë.
Një grup qytetarësh u nisën nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.
Në protestë ishin edhe prindërit e viktimës Angel dhe Florina Cani, të cilët kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të disa prej institucioneve të përfshira në këtë ngjarje.
Mamaja e Martinit: Kush ishte ai që nuk e mbrojti Martinin, dua të japin të gjithë dorëheqjen, ishte një fëmijë i buzëqeshurm e kam në çdo moment buzëqeshjen e Martinit.
Ai ishte i përpiktë, nuk jam fjalë, nuk jam vetëm nëna e Martinit sot, të mbrohen të gjithë Martinët e tjerë, zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres, mësuesja nuk më tha asnjë fjalë.
Ku ishte mësuesja, nuk mendoj se nuk do të kishte një parandalim për ata fëmijë, parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe, dorëheqje nga dera e shkollës deri në ministri. Drejtësi për Martinin dhe Luisin.