Nexhmedin Spahiu vazhdmisht tregon pa maturi në deklaratat e tij në media, madje duke fyer edhe rëndë komunitete të ndryshme.
Së fundi Spahiu që është edhe profesor, në një nga Kolegjet private, ofendoj rëndë komunitetet komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
”AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i indinjuar me gjuhën fyese dhe të papranueshme të profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Në dy paraqitje mediale në ditët e fundit, Spahiu ka përdorur fjalor ofendues dhe diskriminues në raport me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në vendin tonë.
AGK-ja e fton zotin Spahiu të kërkojë falje publike për fjalorin, dhe nga mediat që të punojnë për të mos lejuar hapësirë të një gjuhe që cenon integritetin e qytetarëve të Kosovës të këtij komuniteti.
AGK-ja gjithashtu kërkon nga KPM-ja dhe KMSHK-ja të monitorjnë gjuhën e urrejtes ndaj komuniteteve në media.
Nëpërmjet disa bashkëpunimeve dhe aktiviteteve, AGK-ja angazhohet vazhdimisht për përfshirjen e të tri komuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian në jetën publike të Kosovës dhe kundër përdorimit të gjuhës fyese dhe përjashtuese ndaj tyre”, thuhet në postimin e AGK-së.