Vullneti dhe Gresa kanë vazhduar përplasjet e tyre me tone të ashpra e shkak u bënë profesionet e tyre.
Vullneti u shpreh se asnjë regjisor nuk e ka parë Gresën si aktore të mirë për atë nuk është ftuar të jetë pjesë e ndonjë filmi në Kosovë.
“Ka aktore shumë më të mira se ti në disa role të caktuara”, u shpreh Vullneti.
Gresa u shpreh se nuk qëndron kjo që po thotë Vullneti veçse për këtë ka qenë arsye kryesore pesha e saj trupore.
Vullneti, në anën tjetër, u shpreh se ka shumë aktorë që kanë humbur deri në 40 kilogramë vetëm për një rol të caktuar.