Përparim Gruda, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vizituar fshatin e tij të lindjes, Polac, ku u takua me figura të rëndësishme të PDK-së dhe ish UÇK-së.
Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, si dhe komandanti i njohur i UÇK-së dhe miku i babait të tij të ndjerë, Jetullah Geci, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë takimit, Gruda vlerësoi rolin historik të Drenicës si zemra e rezistencës dhe shtyllë e unitetit kombëtar.
Ai theksoi se Drenica, si gjithmonë, është e bashkuar dhe e vendosur për të mbështetur PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fortë.