back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKurti i gatshëm t’i pres prokurorët në zyre për ftesën që iu...

Kurti i gatshëm t’i pres prokurorët në zyre për ftesën që iu bë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar, pasi që i njëjti ndodhet jashtë vendit.

Lidhur me mosparaqitjen e tij, ka folur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Prokuroria Speciale ka qenë e njoftuar.

Megjithatë, Kryeziu thotë se kryeministri ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar.

Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë.

Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyren e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit