back to top
November, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiS’pritet që të ketë rënie të çmimeve të banesave në Kosovë

S’pritet që të ketë rënie të çmimeve të banesave në Kosovë

Përveç rritjes së çmimeve të produkteve konsumuese në vendin tonë rritje të vazhdueshme kanë shënuar edhe çmimet e patundshmërive. Në këtë kontekst, Jahir Morina, kryesues në Odën Ekonomike në sektorin e ndërtimtarisë thotë se nuk pritet që të ketë rënie të çmimeve të objekteve banesore përderisa thotë se objektet banesore të përfunduara janë totalisht të shitura. Në një vijë të mendimit janë edhe agjencitë e patundshmërisë, ata flasin për mbi 1000 kërkesa brenda muajit. Qytetarët ankohen për çmime të larta

Një 23 vjeçar tash tri vjet jeton me qira në Fushë Kosovë. Nuk parapëlqen të flasë para kamere. Tregon se me gjithë të ardhurat nga puna si stilist i flokëve, nuk po arrin kurrsesi që të kursejë për blerjen e një banese. Pengesë e sheh rritjen e vazhdueshme të çmimit të banesave.

“Unë tash e tre vjet jetoj në Fushë Kosovë me qera, punoj si frizer në vazhdimsi kom provu me e ble një banesë por është e pamundur çmimet janë shumë të nalta nuk mundem e arritë, kursime është fshtirë me ba sidomos në këtë kohë kur gjithçka po kushton”.

Duke i arsyetuar çmimet e larta të banesave me shtrenjtim të materialit ndërtimor dhe ikjen e madhe të fuqisë punëtore nga Kosova, kryesuesi i Odës Ekonomike në sektorin e ndërtimtarisë Jahir Morina thotë se çmimi i banesave ka rrezik të rritet, përderisa në nivel vendi mund të kenë mbetur vetëm 10 për qind të banesave pa u shitur.

“Çmimet nuk pritet të bijnë ato priten të rriten, sepse këtu ndikojnë shumë faktor shtrenjtimi i fuqisë punëtore menjëherë ndikon në rritjen e çmimt dhe mund të them se në nivel vendi vetëm 10% të banesave janë në stok të gjitha janë shitë, blerësit kryesor janë diaspora, por edhe çiftet e reja dhe qytetarët e tjerë, përderisa kërkësa ka në vazhdimësi”, tha Morina për rtv21.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojën se gjatë vitit 2023 në krahasim me dy vitet e mëparshme kishte një ulje të shitjeve të banesave, gjë për të cilën thuhet se është pasojë e rritjes së inflacionit.

Mirëpo, drejtori i shitjes në një agjenci të patundshmërive në Prishtinë, Betim Batusha tha se ka mbi një mijë kërkesa në muaj për blerje të banesave, vë në dukje tri zona në Prishtinë, në të cilat të gjitha banesat janë të shitura.

“Në Pejton një Pjesë e Lakrishtës por edhe në lagje të spitalit mund të them se të gjitha banesat janë të shitura ndërkohë që sa i përket kërkesave ne qëndrojmë stabil nuk kemi pasur asnjëherë ulje dhe jemi diku deri te mbi 1 mijë kërkesa në muaj për shit-blerje të pronave”, tha ai.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës mërgata jonë zë vendin e parë për investime të huaja, që siç thuhet bëhen kryesisht në patundshmëri, përfshirë dhe banesat.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit