Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi
Paska kaluar në Rahmetin e Allahut një djalë shumë i urtë i dashëm, Muhamet Osmani, çdoherë kur e takoja të linte një përshtypje e një djalit puntorë dhe musliman i dashur.
Muhamedin e njoh prej nga fëmijëria e hershme, djali i vetëm i asaj familje, një sprovë e rëndë për familjen Osmani dhe për rrethin e tij.
I sapomartuar, dhe shkak i vdekjes së tij ka qenë rënia prej një vendi të lartë, dhe me caktimin e Allahut para pak çastesh ka ndëruar jetë.
Musliman i urtë, i butë dhe i qetë, Zoti ta dhashtë Xhennetin Firdaus njeri i dashur dhe i buzëqeshur, e takimi jonë qoftë Xhenneti i Allahut ﷻ.
Mërzi e madhe për ne që të njohëm, i urti Muhamed.
Zemra pikëllohet, syri loton, por nuk themi asgjë tjetër pos atë që Allahu është i kënaqur.
(Përndryshe aq shumë që e ka dashur dinin e Zotit, paska pasur të rezervuar që në fund të këtij muaji të vjen në Umre “Vizite Qabes se bekuar dhe Medines se Resulullahut alejhi selam” por dashte Allahu qe nijetin e tij qe e ka pasur, Allahu te ia kthen mekatet ne sevape dhe te ia shumfishon veprat e tij te mira)
Status ne facebook i Hasan Rexhepit