back to top
December, 12, 2024
spot_img
BallinaShow BizzBora Zemani sot 10 vite morri epitetin nënë, ka disa fjalë

Bora Zemani sot 10 vite morri epitetin nënë, ka disa fjalë

Moderatorja e njohur Bora Zemani, sot 10 vite ka marrë epitetin nënë me djalin e saj të vetëm Arborin.

Arbori është djali i saj nga martesa e parë me Dj e njohur Vin Velin

Bora sot shkruan “0 vite dashuri e pastër…

Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira.
Ti më mësove kaq shumë për jetën, për dashurinë e pakushtëzuar dhe për forcen që as vetë nuk e dija se e kisha.
Ne u rritëm bashkë… Çdo hap i yti ishte një hap edhe për mua, çdo fjalë e jote një mësim për mua, çdo përqafim një dhuratë që nuk ka çmim.
Më ndihmove të bëhem njeriu që jam sot dhe nuk ka lumturi më të madhe sesa të të shoh ty që bëhesh një fëmijë i mençur dhe me një zemër që mbushet veç me mirësi. Ti je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar, motivi im për të qenë më e mirë dhe forca ime në çdo ditë. Faleminderit që më bën krenare me çdo gjë që JE e mbi të gjitha për zemrën që të shkëlqen. ✨
Tani, mendo dëshirën dhe për herë të parë, fryji dy qirinjtë në tortën tënde, 1 0!
Të dua deri në pafundësi, Arbor! Ti je arsyeja pse besoj në çdo mrekulli. ❤️”.

Shumë urime për Arborin!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit