back to top
December, 12, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiEdona Llalloshi i bashkohet Vetëvendosjes, do të jetë kandidate për deputete

Edona Llalloshi i bashkohet Vetëvendosjes, do të jetë kandidate për deputete

Të mërkurën ka qenë afati i fundit që subjektet politike që garojnë për zgjedhjet qendrore të vitit 2025, që do të mbahen më 9 shkurt.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë thuajse e fundit që ka bërë publike listën zyrtare të 110 kandidatëve të saj – një prej të cilëve ishte befasi në vete.

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.

Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në rrjetin social Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit