Pauli është njëri nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, i cili doli në Prime-n e fundit, për arsye shëndetësore.
Ai për herë të parë pas daljes ka folur sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke treguar se kë e sheh ai finalist.
“Vullneti, Driloni, Xuxi, Drenusha, Gresa, nëse iu lejohet gjashtë edhe Leo”, është shprehur ai, derisa u shpreh se mendon që Vullneti është banori që duhet të fitojë.