back to top
December, 12, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAzemi: Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i centralit të ri me...

Azemi: Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i centralit të ri me gaz

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të martën tubim në Mitrovicë ku u prezantua plani i ri i zhvillimit të infrastrukturës dhe sektorit të energjisë shkruan GazetaDemos.

Kryetari i LDK-së dega Ferizaj, Visar Azemi ka ndarë edhe disa fotografi nga ky aktivitet i LDK-së.

”Ky plan është një hap i madh përpara në angazhimin tonë për një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën, duke siguruar mundësi të reja dhe duke e bërë vendin tonë më të fuqishëm në fushën e energjisë dhe zhvillimit ekonomik. Një nga projektet më të rëndësishme që prezantuam është ndërtimi i Centralit të ri me gaz – i cili do të ndërtohet në Ferizaj – me kapacitet prej 500 MW, i cili do të mundësojë furnizimin me energji elektrike të sigurt dhe të qëndrueshëm”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sonte në Mitrovicë prezantuam planin tonë të ri për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit të energjisë.

Ky plan është një hap i madh përpara në angazhimin tonë për një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën, duke siguruar mundësi të reja dhe duke e bërë vendin tonë më të fuqishëm në fushën e energjisë dhe zhvillimit ekonomik.

Një nga projektet më të rëndësishme që prezantuam është ndërtimi i Centralit të ri me gaz – i cili do të ndërtohet në Ferizaj – me kapacitet prej 500 MW, i cili do të mundësojë furnizimin me energji elektrike të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Ky projekt do të realizohet me një investim prej 500 milionë eurosh, i financuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale, dhe do të sjellë një kthim të dyfishtë të investimeve që ky fond merr aktualisht në tregjet ndërkombëtare.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe ekologjikisht më të pastër për të ardhmen. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e këtij centrali, do t’i japë Kosovës sigurinë dhe pavarësinë energjetike.

Krahas këtij projekti, do të bëhen investime në gazifikim dhe ndërtimin e ngrohtoreve qendrore në qytetet kryesore të vendit, investime në efiçiencën e energjisë e rehabilitimin e Kosovës B. TVSh-ja për faturat e energjisë elektrike do të jetë zero.

Me këto investime, ne synojmë të krijojmë mundësi të reja për zhvillim dhe të pozicionojmë Kosovën si lider në sektorin e energjisë në rajon

Ky plan, që e prezantuam sot në Mitrovicë, është një angazhim i fortë për të ardhmen e Kosovës dhe sigurinë energjetike të vendit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit