Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se në Prishtinë, ditën e djeshme janë sulmuar katër të rinj.
Viktimat janë të mitur dhe, të njëjtit janë sulmuar nga tre të dyshuar të tjerë.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur edhe se dy prej të dyshuarve janë arrestuar.
‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Prishtinë / 10.12.2024 – 13:40. Katër të mitur meshkuj kosovarë (m/k) janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për qka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’‘, ka thënë Policia