back to top
December, 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiShuhet dega e partisë Guxo në Ferizaj, për shkak të Donika Gërvalles...

Shuhet dega e partisë Guxo në Ferizaj, për shkak të Donika Gërvalles dhe Faton Pecit

Partia ‘Guxo”dega në Ferizaj ka njoftuar se do të shuaj aktivitetin e saj partiak në këtë degë. Sipas njoftimit, shkaktarë të këtij vendimi janë dy kryetarët e kësaj partie Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Në njoftim thuhet se Gërvalla e Peci kanë ndjekur interesa personale dhe jo partiake, ndër tjerash përmendin edhe ”shkeljen dhe përballosjen e maksimës dhe motos tonë që: “E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë”.

Njoftimi:

Informatë për publikun!

DEKLARATË:

– Në mbledhjen e mbajtur më 09.12.2024 të Kryesisë së Partisë GUXO – Dega Ferizaj, u diskutua cështja e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 dhe përfaqësimi ynë në garë me kandidatë të mundshëm për deputetë, duke pasur parasyshë që jemi ndër degët më të organizuara të Partisë GUXO në nivel nacional, e cila degë në nivel qëndror përfaqësohet me 2 deputetë dhe me dy asambleiste në Kuvendin Komunal – Ferizaj, duke shpërfaqur potencial votash të cilën nuk e ka pasur asnjë degë e Partisë GUXO në nivel shteti.

Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik.

– Shkaqet që çuan deri te ky vendim janë:

  1. Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj.
  2. Mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.
  3. Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: “E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë”!
  4. Shkeljet hierarkike partiake.
  5. Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake.
ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit