Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë ika falënderuar të gjithë anëtarët për mobilizimin dhe organizimin në nivelin qendror dhe lokal për zgjedhjet e përgjithshme, më 9 shkurt.
Hamza është shprehur i lumtur që, siç tha, shumë qytetarë po e shohin PDK-në si alternativë për një Kosovë “ma të mirë”.
“Nga sot, janë saktësisht dy muaj kohë. Janë muajt më të rëndësishëm për ne si familje politike, për Kosovën si shtet, prandaj lëvizni çdo gur, siç i keni lëvizur për çdo fitore në të kaluarën. Punoni në qendrat tuaja dhe afroni njerëzit. Ashtu siç kemi vendosur të garojmë me slloganin Kosova mundet ma mirë, duhet ta dini që edhe PDK-ja mundet ma mirë! Të gjithë ne këtu mundemi ma mirë! Bashkë jemi më të fortë!”, tha Hamza.