back to top
December, 12, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKrasniqi shpreh shqetësim pas akuzës së re ndaj Thaçit: Kërkojmë drejtësi dhe...

Krasniqi shpreh shqetësim pas akuzës së re ndaj Thaçit: Kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, qëndrojmë fuqishëm në trashëgiminë e luftës

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Gjykata Speciale sot njoftoi se ish-presdientit të Kosovës, Hashim Thaçi i është shtuar edhe një akuzë në procesin gjyqësor ndaj tij, raporton GazetaDemos.

Krasniqi tha se përpjekjet për t’i dhënë kahje tjetër luftës së drejtë të UÇK-së rrezikojnë të minojnë legjitimitetin e drejtësisë, si dhe të cenojnë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri.

I njëti po ashtu shtoi se nga Gjykata Speciale kërkojnë vetëm drejtësi, teksa shtoi se vendimet e tyre duhet të mbështeten në fakte dhe parime ligjore.

“Njoftimi i fundit nga Zyra e Prokurorit Special, se Presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për pengim të drejtësisë, ndërsa ai tashmë ka katër vite që ndodhet në paraburgim, ngre shqetësime lidhur me qasjen dhe fokusin e këtyre procedurave gjyqësore.

Këto shqetësime thellohen më tej nga arrestimi i tri personaliteteve të tjera, si dhe nga fletëthirrja për paraqitje para Dhomave të Specializuara për z. Hajredin Kuçi.

Ne mbështesim fuqishëm parimet e drejtësisë dhe llogaridhënies, por një pyetje e thjeshtë dhe kritike ngrihet sonte: A po reflekton ky proces drejtësie paanshmërinë dhe profesionalizmin që Kosova, qytetarët e saj dhe çlirimtarët tanë në Hagë e meritojnë?

Të gjithë e dijmë se lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri.

Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale! Vendimet e tyre duhet të mbështeten vetëm në fakte dhe parime ligjore. Drejtësia nuk duhet, asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, derisa qëndrojmë fuqishëm kundër çdo veprimi që cenon këtë parim themelor dhe të paprekshëm për secilin qytetar të Kosovës”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit