Policia e Kosovës pas pak minutash nis konferencën për media në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri në lidhje me zhvillimet në veri, pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit.
Veriu.info mëson se në këtë konferencë do të prezantohet rezultatet e bastisjeve të sotme në zonën e shpërthimit.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se policia do të prezantoj armatim të sekuestruar uniforma me logo të UÇK-së të gjetura gjatë bastisjeve në mëngjesin e sotëm.