back to top
December, 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHaradinaj për shpërthimet në Ibër e Zubin Potok: Pasojë e politikës së...

Haradinaj për shpërthimet në Ibër e Zubin Potok: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë, mjaftë më me filma

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë “mjaft më me filma”, Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti pas shpërthimit të sotshëm në kanalet e Lumit Ibër.

Ai ka thënë se shpërthimet e ditëve të fundit në veri, po manifestojnë manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Filmat, naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit