back to top
December, 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHykmete Bajrami i fton në përballje të gjithë Qeverinë Kurti: Caktone studion,...

Hykmete Bajrami i fton në përballje të gjithë Qeverinë Kurti: Caktone studion, merrni vizatimet me vete, unë ju pres

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar edhe një herë lidhur me kontratat një burimore apo sekrete, numri i të cilave në këtë qeverisje kalon shifrën 2 mijë sosh.

Bajrami ka thënë se kontrata të tilla janë burim i korrupsionit dhe ata që s’pranojnë që ato të auditohen janë të njëjtë me të korruptuarit.

“Korrupsioni mbulohet me propagandë aq sa dielli me shoshë”, ka shkruar ish-ministrja Bajrami.

Deputetja e LDK-së tutje ka thënë se prej 273 milionëve të shpenzuara për kontrata sekrete gjatë Qeverisjes së Kurtit këtë mandat, nga 38 komunat e Kosovës në total janë shpenzuar vetëm 33.8 milionë euro për kontrata të negociuara.

Bajrami i ka bërë thirrje të gjithë kabinetit qeveritar për përballje në debat për të gjitha çështjet, duke filluar nga Thesari, doracakët, gruri, kontratat njëburimore, rezervat e shtetit, tenderët e KEK-ut dhe Martin Berishajn, licencat e Microsoft, 160 çerdhet, lirimin e çmimit të rrymës e deri te bashkimi kombëtar.

“I bej thirrje krejt kabinetit qeveritar le të vinë në debat e të flasim për: Thesarin, doracakët, grurin, kontratat një burimore në MTI-së dhe të MASHTI-it (normal gënjeshta të Armend sekserit), mandej flasim për rezervat shtetrore dhe Ridvan Muharremin, për tenderat në KEK-ut dhe Martin Berishajn, për licensat e Microsoftit, për160 çerdhe, lirimin e  energjisë elektrike e deri te bashkimi kombëtar.

Caktone studion, kohën merrni vizatimet me veti unë ju pres. Ejani të ballafaqohemi!”, ka shkruar deputetja Bajrami.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit