back to top
December, 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeFlini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh

Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh

Keni tendencë të flini me gojë hapur? Më poshtë kemi listuar arsyt se përse ndodh kjo gjë.
Apnea e gjumit

Gjumi me gojën hapur shpesh shoqërohet me apnea të gjumit, një gjendje në të cilën frymëmarrja ndalon papritur gjatë gjumit, shpesh për shkak të një pengese ose bllokimi në trup.
Diagnoza duhet të bëhet patjetër nga mjeku, megjithatë, ndërsa apnea e gjumit është një nga arsyet më të zakonshme të gjumit me gojë hapur, ka shumë njerëz që marrin frymë me gojë gjatë gjumit edhe pse nuk vuajnë nga asnjë sëmundje.

Stresi
Nëse jeni tepër të shqetësuar dhe të stresuar, keni më shumë gjasa të merrni frymë përmes gojës dhe jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë ditës. Ajo që në të vërtetë ndodh kur një person është në ankth është se frymëmarrja bëhet e shpejtë dhe e cekët dhe presioni i gjakut rritet, kështu që nevoja për frymëmarrje më të shpejtë dhe më të mprehtë bllokon kalimin e hundës!

Alergjitë
Alergjitë janë një tjetër shkak i zakonshëm i frymëmarrjes nga goja. Një alergji ndodh kur sistemi imunitar sulmon një substancë të huaj për të mbrojtur trupin. Në një situatë të tillë, një person merr frymë më shpejt dhe përpiqet të nxjerrë jashtë alergjenin dhe për këtë arsye merr frymë përmes gojës.
Astma

Astma shkaktohet nga inflamacioni në mushkëri dhe shpesh shkakton gulçim. Si pasojë njerëzit që vuajnë nga astam marrin frymë me gojë.
Ftohtja dhe kolla

Ftohja është sëmundja më e zakonshme e traktit të frymëmarrjes te fëmijët dhe të rriturit. Dhe si pasojë kur keni ftohje ose kollë trupi priret të marrë frymë përmes gojës për të marrë oksigjen që është krejtësisht normale. Përveç kësaj, edhe nëse ekziston një sëmundje si p.sh. sinusiti, simptomat janë të njëjta.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit