back to top
December, 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi“Ma larguan fotografinë e prindit dëshmor dhe Adem Jasharit” – Nexhat Fazliu...

“Ma larguan fotografinë e prindit dëshmor dhe Adem Jasharit” – Nexhat Fazliu akuzon Kryeinspektorin e Punës

Share
Inspektori Nexhat Fazliu është pezulluar nga puna nga kryeinspektori i paligjshëm, Hekuran Nikçi pasi që Fazliu bashkëpunoi me Policinë dhe Prokurorinë për ta hetuar kompaninë RAD D.O.O nga e cila financohej nga Milan Radojçiq.

Sot, Fazliu ka njoftuar se nga zyra e tij janë larguar gjërat e tij personale si dhe fotografitë e dëshmorëve dhe komandantit Adem Jashari.

Fazliu përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe fotografi nga biseda kur u njoftua se i janë larguar gjërat e tij personale dhe fotografitë.

“I emëruari në mënyrë të kundërligjshme nga Albin Kurti, kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi, urdhëron të largohen nga zyra ime edhe fotografitë e familjes sime dëshmorë, të babait dhe familjarëve të tjerë dëshmorë, si dhe fotografia e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Zot jepna durim, sepse keto janë veshtira të përballohen. Por besoj se shumë shpejt do të reagojë Prokuroria Speciale dhe do t’i largojë nga zyrat e Inspektoratit Qendror të Punës këta antikombëtarë, të cilët i pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve”, ka shkruar Fazliu në Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit