back to top
December, 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKreu i SBASHK-ut njofton për protestë në dhjetor

Kreu i SBASHK-ut njofton për protestë në dhjetor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka qasje armiqësire ndaj sindikatave.

Ai në veçanti përmendi ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaciont, Arbërie Nagaci, të cilën e akuzoi se është munduar që t’i shuajë këto sindikata.

“Duke i shlyer nga anëtarësia nga regjistrat anëtarësinë tonë dhe duke na obliguar për diçka që nuk ka ndodhur në shtetet demokratike të Evropës që rishtazi të deklarohemi në E-Kosova. Ata kanë shpresuar që mësimdhënësit do të hezitojnë, punëtorët e arsimit do të hezitojnë dhe nuk do të regjistrohen, dhe në këtë mënyrë ata do ta shpallnin të shuar një sindikatë, por ndodhi e kundërta”, tha Jasharaj.

Jasharaj njoftoi se më 4 dhjetor SBASHK do të ndërmerr veprimin e parë sindikal duke protestuar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit