SHARE
Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët.
Sipas dyshimeve të para një person dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se një person është lënduar nga shkrepja e armës di dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha AhmetI.