back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiVrasja e 14 vjeçarit dhe bullizmi online/ Rama hedh në diskutim publik...

Vrasja e 14 vjeçarit dhe bullizmi online/ Rama hedh në diskutim publik dy propozime: Të mbyllim plotësisht TikTok, e Snap Chat, apo të vendosim filtra

Tirane- Vrasja e Martin Canit, nxënësit 14 vjeçar të shkollës 9 vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë nga një bashkëmoshatar, nxënës i po kësaj shkolle, ka tronditur mbarë shoqërinë dhe jo vetëm, ndërkohë sa vjen dhe është në rritje shqetësimi për fenomenin e bullizimit në rrjete sociale.

Në këto kushte qeveria vendosi të hedhë në diskutim hapin që do të ndërmerret më pas. Bëhet fjalë për dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.

Dy propozimet do të hidhen për diskutim publik ku do të angazhohen shkollat dhe prindërit.
Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë s efektiviteti është ende shumë i ulët. Ndërkohë që stimujt dhunës dhe rastet e bullizmit online vetëm ritën. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok apo Snapchat në Shqipëri. Do e hedhim për diskutim me prindërit, ku do angazhohen gjitha shkollat, për të marrë një vendim demokratik për një problem kaq të madh por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vet’ tha Rama në një deklaratë për median pas mbledhjes së qeverisë.

Rama solli si shembull dhe eksperiencën në shtete të tjera si Australi, Francë apo Spanjë
Këto janë të vërteta të thjeshta më të cilat nuk është e vështirë të biem dakord si prindër apo qytetarë dëshmitarë të shoqërisë së kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen filtra mbrojtës, por end epa rezultat. Çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga telefonët bëhet gjithnjë e më i përballueshëm edhe brenda mureve të shtëpisë.

Duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera, për ta ulur këtë presion. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku po tenohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve në moshën 16 vjeç. Deri të Franca, apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos hapin llogari online dhe së fundmi ky kufi është rritur në 16 vjeç.

Rama kërkoi nga prindërit të marrin përgjegjësin brenda mureve të shtëpisë dhe shteti do garantojë sigurinë jashtë saj.
Pres me padurim rezultatet e këshillimit të gjerë me komunitetet e prindërve, lidhur me qasjen që duhet të zgjidhim së bashku ndaj Tik-Tok-ut, SnapChat-it apo të dyve bashkë sepse nga të gjitha hulumtimet tona, janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe të akteve të bullizmit deri dhe pastaj në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet me patjetër të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me një përgjigje sa më efektive.
Lajmi ne perditesim…

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit