back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniAli Ahmeti: Qeveria e Kosovës nuk duhet të hesht ndaj shqetësimeve të...

Ali Ahmeti: Qeveria e Kosovës nuk duhet të hesht ndaj shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për një angazhim më të madh të Qeverisë së Kosovës lidhur me shqetësimet e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sidomos në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në prag të takimit të dy qeverive, që do të zhvillohet sot në Prishtinë, Ahmeti ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të interesohet dhe të ngrejë çështjen e shqiptarëve në Maqedoni gjatë bisedimeve me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në një deklaratë për media, Ahmeti shprehu shqetësimin e tij për iniciativat që po ndërmerren për ndryshimin e ligjit të gjuhës dhe për përpjekjet për ndryshimin e substancës së Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka garantuar të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se këto tentativa përbëjnë një shkelje të rëndë të angazhimeve ndërkombëtare dhe të të drejtave të komunitetit shqiptar.

“Kam bërë një thirrje dhe apel për Qeverinë e Kosovës që shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë t’ia komunikojnë drejtpërdrejtë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut,” u shpreh Ahmeti. “Kam apeluar që të gjitha partitë politike në Kosovë të tregojnë përkujdesje për këto shqetësime dhe të mos jenë indiferente ndaj tentativave për të ndryshuar ligjin e gjuhës dhe marrëveshjen paqësore të Ohrit.”

Ai theksoi se angazhimi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është një kauzë e përbashkët për shqiptarët, e cila ka ndikim jo vetëm në të ardhmen e Kosovës, por edhe në stabilitetin dhe integrimin e rajonit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit