back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBedri Hamza: Bizneset do ta kenë shtetin partner, zhvillimi i tyre është...

Bedri Hamza: Bizneset do ta kenë shtetin partner, zhvillimi i tyre është rritje e mirëqenies për punëtorët

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me takimet e tij me punëtorë të sektorit privat.

Hamza ka qenë edhe te Qumështorja Drena, ku ka premtuar se do të angazhohet që të gjithë prodhuesit, ndërmarrësit dhe punëtorët të mund ta realizojnë potencialin e tyre, të zhvillohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë, për veten dhe fëmijët e tyre, për familjet, shoqërinë dhe vendin tonë.

“Çdo ndërmarrje do ta ketë shtetin si partner në zhvillim, sepse zhvillimi i tyre nënkupton edhe rritje të mirëqenies për punëtorët dhe zhvillim për shtetin”, ka shkruar Hamza.

Ky është postimi i plotë i Hamzës:

Këtë javë takova punëtorë të shumtë të sektorit privat dhe vizitova biznese të ndryshme. Edhe në Qumështoren Drena bashkëbisedova me punëtorët për programin tim. Çdo ndërmarrje do ta ketë shtetin si partner në zhvillim, sepse zhvillimi i tyre nënkupton edhe rritje të mirëqenies për punëtorët dhe zhvillim për shtetin. Do të angazhohem që të gjithë prodhuesit, ndërmarrësit dhe punëtorët të mund ta realizojnë potencialin e tyre, të zhvillohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë, për veten dhe fëmijët e tyre, për familjet, shoqërinë dhe vendin tonë.

Kosova mundet ma mirë!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit