Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në hyrje të Fushë Kosovës, pjesa eautostradës Veternik – Bresje.
Në këtë aksident janë përfshirë katër vitura, tesa kanë mbetur edhe katër persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thanë se katër vetura janë përfshirë në aksident dhe se 4 persona kanë mbetur të lënduar.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftim.