Viktima e dytë nga gjuajtjet me armë zjarri, sot rreth orës 17:15 brenda një lokali në sheshin e Klinës, është 24-vjeçari, Rexhep Shlivova.
Bën me dije se viktima kishte pësuar goditje në pjesën e majtë të gjoksit, e cila rezultoi fatale.
Ndërsa, sipas mediave lokale, edhe viktima tjetër vjen nga e njëjta familje. Sipas tyre, ata ishin djem të axhallarëve.
I dyshuari, tashmë është arrestuar nga organet e rendit.