Shpërndaje
Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli, fytyra e preferuar e shumë ballinave të revistave prestigjioze, e cila bëri bujë me karrierën dhe sukseset e saj të njëpasnjëshme në industrinë e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë duket se ka vendosur t’i jap fund beqarisë.
Blerta i ka thënë “PO” propozimit për martesë nga sipërmarrësi francez Nicolas Chambon, i cili u ul në gjunjë me unazë diamanti 8,5 karat.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, fotografi nga nata kur mori propozimin.