back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaMusicFoto/Xhensila Myrtezaj uron djalit 1 vjetorin e lindjes

Foto/Xhensila Myrtezaj uron djalit 1 vjetorin e lindjes

Divorci me Bes Kallakun pak pas lindjes së Amen, Xhensila Myrtezaj zbulon portretin e djalit në 1 vjetorin e lindjes!

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushit të saj, Amen.
Sot në ditën e veçantë të djalit të saj, i cili bën 1 vjeç, këngëtarja bëri dedikimin e veçantë për Amen, përmes një kënge për të.

Mes rreshtave të këngës Xhensila shpreh mirënjohjen dhe bekimin për ardhjen në jetë të vogëlushit Amen, ndërsa i thotë se deri sa ai të rritet e të mësojë të vërtetën, ajo do të hesht.

“Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti bërë lulet të çelin për mua një vjeshtë. Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht”, thotë Xhensila mes rreshtash, e cila në videoklip ka përfshirë dhe vajzën e saj Ajka.

Ndërkohë në Instagram këngëtarja ka shkruar: “Edhe 100 heroi im i vogël! 11:11:2023. Zoti i dha dritë parajsës së syve të mi. Zëri im kumbon nga zemra kur këndoj për ty.”

Kujtojmë se Xhensila u nda nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, pak pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë Amen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit