Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka reaguar pas largimit të konkurrentit Atilla Kardesh nga shtëpia e famshme.
Ajo bëri një postim në ‘InstaStory’, siç duket duke iu referuar largimit të Kardesh nga gara.
“Detyra u përfundua”, shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.