back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPse Kurti u tërhoq për urën e Ibrit, tregon Edita Tahiri –...

Pse Kurti u tërhoq për urën e Ibrit, tregon Edita Tahiri – flet dhe për dëmtimin e raporteve me SHBA-të nga ai

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë të dëmtuara.

Kështu ka vlerësuar për Gazeta Blic, ish kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo thotë se këtë e tregon më së miri fakti që as Kurti e as Osmani nuk janë mirëpritur në Departamentin e Shtetit nga sekretari Blinken, e as nuk arritën të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë e ta takojnë presidentin Biden.

Sipas Tahirit, pa Amerikën kemi mbetur të izoluar e pa njohje.

“Një gjë po ua përmend që tregon sa janë dëmtuar marrëdhëniet me Amerikën. Fakti që as Kurti, as Osmani si presidente nuk arritën të priten në Departamentin e Shtetit nga sekretari Blinken, mos të themi që nuk arritën të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë e ta takojnë presidentin Biden, kjo tregon se si është niveli i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Kosovë, e ne e kemi Amerikën aleat strategjik. Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare bazohen në një vizion të udhëheqjes, në këtë rast Kurtit e Qeverisë, një vizioni strategjik që e di cila është pika kryesore e zhvillimit të Kosovës dhe ajo është forcimi i marrëdhënieve me Amerikën, që na ndihmoi të bëhemi shtet dhe në çdo proces pasues dhe do të na ndihmojë në çdo proces tjetër. Ndërsa kur nuk e ke, mbetesh në vend numëro si ne, të izoluar, pa njohje, pa anëtarësim në BE”, shprehet ajo.

Tahiri ka folur dhe për çështjen e urës së Ibrit, e tërheqjen e Kurtit nga deklaratat për hapjen e saj.

Sipas saj, Kurti e mbylli gojën pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, teksa thotë se tani ura e vetme që duhet ta kalojë është ajo e zgjedhjeve.

“Kurti sipas meje, ka provuar ta arrijë këmbimin që të hapet ura dhe ta japë Asociacionin, por ai është Pazar i vogël, kompromis i madh, sado që provoi, dështoi, është ditur që s’mund ta hapë Kurti dhe krijonte tensione në retorikë. Erdhi shefi i CIA-s, Kurti e mbylli gojën, e ndaloi zërin, pra aty e provoi, nuk eci, e provuan vonë Këshilli i Evropës le të bëhet për ne, ne e japim Asociacionin, e nënshkruan të tre liderët letrën e zotimit për draftin e Asociacionit, e bënë në letër por nuk e bënë në vepër, tani ka mbetur që t’i kalojë zgjedhjet, këtë urë e ka tash, jo urën e Ibrit. Tani e ka që të mos e bëjë Asociacionin, t’u thotë militantëve që unë nuk e bëra, s’ka lidhje që e ka pranuar me letra është zotuar. Kjo është dëm për Kurtin, sepse fitorja e zgjedhjeve nuk është gjithçka, as të bëhesh kryeqeveritar. Gjithçka është ta përparosh shtetin, ta bësh të fortë, të respektueshëm nga bota, jo shtet të ndëshkuar e të nënshtruar e të sulmuar, siç e bëri Kurti Kosovën në këtë periudhë”, deklaron Edita Tahiri për Gazeta Blic.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit