back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaShow Bizz“Fuqia jote ndihet dhe në heshtje”, mikesha e Heidit: E dashur dhe...

“Fuqia jote ndihet dhe në heshtje”, mikesha e Heidit: E dashur dhe me këmbë në tokë!

Moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra” Xhilda Luzi, teksa ishte e ftuar para disa ditësh në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5”, foli për Heidi Bacin.

“Heidi është po aq solare sa në foto. Me Heidin kam krijuar kimi që në ditën e reklamës dhe kuptoheshim me sy pa folur. Jemi më të afërta në moshë nga paneli. Me Heidin dal më shumë. Fansat e Heidit janë kudo dhe kurdo, bëjnë foto që Heidi është këtu po ha këtë po pi këtë”, tha ajo.

Ndërsa me largimin e saj nga programi “Goca dhe Gra” dhe nga Shqipëria, Xhilda ka vendosur të thotë disa fjalë të ndjera.

“Kur mungesa ndihet më shumë se prezenca, mendoj që ky është suksesi yt! Kur fuqia ndihet dhe në heshtje… Ishte kënaqësi të ndaja këtë panel me ty! E thjeshtë, e dashur, me këmbë në tokë! Të uroj të kesh Zotin pranë në çdo hap”, shkruan Xhilda krahas një postimi në Instastory, që Heidi e ka ndarë edhe në Instagram-in e saj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit