Shpërndaje
Dy muaj pas pasi motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan Klea Prengën, avokati i blogeres ka deklaruar se ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Alfred Duka, theksoi se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar.
Tutje, avokati shtoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime.
Dëmtimet në fytyrën e saj të shkaktuara nga dhuna e motrave Berisha, avokati tha se përcaktohen nga organet kompetente si shëmtim i përjetshëm.
“Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar.
“Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës. Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean. Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është më i rëndë”, shtoi ai tutje në një intervistë për TN.