Kuqezinjtë e zhvillojnë ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Me fillim nga ora 20:45, Shqipëria luan në udhëtim ndaj Republikës Çeke në “epet Arena” të Pragës.
Shqipëria e kishte mposhtur 3:0 në “Air Albania” Çekinë në tetorin e vitit të kaluar në kualifikimet për Euro 2024.
Aktualisht, të dyja ekipet kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve në grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Edhe Shqipëria edhe Çekia pësuan humbje nga Gjeorgjia, teksa arritën ta mposhtin Ukrainën.
Ndeshjen e radhës, Shqipëria e luan më 14 tetor në udhëtim ndaj Gjeorgjisë.