Ish-banorët e “BBV” mbrëmjen e djeshme morën pjesë në festën e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit brenda në shtëpi.
E teksa konkurrentët u gëzuan shumë për vizitën e ish-banorëve, nuk munguan as “thumat” dhe ironitë.
Heidi Baçi i tregoi partnerit të saj Romeo Veshaj komentin e Lediona Xheladinaj për arritjen e banores në finale.
“Lediona më tha: ‘Ti me një përtoj arrite në finale’”- u shpreh Heidi e mërzitur,
ndërsa Romeo duke injoruar komentin e gazetares tha: “Ta paska futur Lediona”.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, dy vajzat nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, ku debatet mes tyre nuk kanë munguar.