back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiE rëndë: Punëtori që u lëndua në Trepçë pësoi djegie të fytyrës...

E rëndë: Punëtori që u lëndua në Trepçë pësoi djegie të fytyrës – dërgohet në Kirurgjinë Plastike

Share
Sot, për shkak të intensitetit të lartë të rrymës, dy punëtorë, njëri i ndërmarrjes së Trepçës, e tjetri i operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë pësuar lëndime teksa ishin duke punuar në një trafo, raporton GazetaDemos.

Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësja e ndërmarrjes “Trepça”, Donika Osmani, e cila tha se dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë, duke shtuar se incidenti ka ndodhur saktësisht te Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike.

“Gjatë mesditës, ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intensitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes ‘Trepça’, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Ata gjenden jashtë rrezikut për jetë. Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike”, ka thënë Osmani.

Detaje rreth gjendjes shëndetësore për të lënduarin nga KOSTT, para pak çastesh, dha edhe mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili tha se i lënduari ka pësuar djegie në fytyrë, por që ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti në fjalë ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente. Ka pasur kontakt me rrymën elektrike në parakrahun e dorës së djathtë, ku vërehet pika kontaktuese hyrëse dhe dalëse e energjisë elektrike. Gjithashtu, ka pasur djegie në fytyrë”, tha Bajgora.

I njëjti po ashtu shtoi se pas përfundimit të analizave, gjendja e pacientit është normale, por shton se “për shkak të lëndimit në dorë dhe në fytyrë është dërguar në Kirurgjinë Plastike, me parametra vitale stabile”, tha ndër tjera për KlanKosovën, mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit