Faqja e “Portokalli” në Instagram ka konfirmuar se Salsano Rrapi do të jetë njëri prej prezantuesve të këtij sezoni.
“Me një eksperiencë 25 vjeçare, skenike, televizive dhe kinematografike, Salsano Rapi është pjesë e “Portokalli” prej 18 vitesh si aktor, moderator dhe skenarist. Gati për një tjetër sezon të suksesshëm!”, shkruhet në postim.
Dy prezantuesit e tjerë do të jenë, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla.
Kujtojmë se në promon e programit nuk u shfaq Salsano dhe menjëherë u aludua se nuk do të ishte më pjesë e “Portokalli”.