Share
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak kohe, ku një këmbësor është goditur nga automjeti në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Lajmin për GazetenDemos e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor”.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.