Share
Sot shënohet shënohet përvjetori i parë i i rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Heroit Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Demos.
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Pas rënies presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i pati ndarë urdhrin më të lartë, “Hero i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku.
Ndërkaq, familjen e Bunjakut sot pritet ta vizitojë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Gazeta Demos/