back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaShow BizzÇfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës? Renne: Është e pabesë…

Çfarë ndodhi mes Julias dhe Ilnisës? Renne: Është e pabesë…

Pasditen e djeshme, në “S’e luan Topi”, Julia nuk i shpëtoi përsëri pyetjes për Ilnisa Agollin.

Madje, pyetjes se si i ka raportet me të, ajo i përgjigjet me pyetje: “Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin? – i drejtohet ajo moderatores dhe pastaj shton: “Nuk kam asgjë me Ilnisën. Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”

Ndërkohë, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma po e anashkalonte.

“Është e pabesë. (Ilnisa) është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam”, tha Renne.

Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit