back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBastisen dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, konfiskohen dokumente e...

Bastisen dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, konfiskohen dokumente e para

Policia e Kosovës ka bastisur sot bastisje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq nën dyshimin për shpërlarje parash.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë me dije se nga ai vend janë konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe para të gatshme.

Aksioni është kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët. Nga ai vend janë konfisku prova materiale si dokumente, kompjuter, para të gatshme etj dhe ai vend është bllombu”, ka deklaruar Elshani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit