back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAksidentoi për vdekje 24-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd dhe u largua nga vendngjarja,...

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

  

Aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motomjeti dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit