back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi36-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij, dyshohet se…

36-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij, dyshohet se…

Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Zhupan të Fierit.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale M.I dyshohet se është vetë varur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në fshatin Zhupan, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi M. I., rreth 36 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Një tjetër rast i ngjashëm u regjistrua gjithashtu në vendin tonë ditën e sotme, ku një 26-vjeçare ruse i dha fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e gjumit në lagjen nr 13 në Durrës.

26-vjeçarja jetonte në një apartament me qira ditore në Durrës. Apartamenti ishte në pronësi të një shtetaseje çeke.

Lexo edhe: U gjet e pajetë në banesë/ Zbardhet letra që 26-vjeçarja ruse kishte lënë për familjen! E reja ishte në proces divorci

Burime nga policia bënë të ditur se e reja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri, ndërsa para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë edhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku i kërkonte falje.

Gruaja mësohet se ka qenë në proces divorci me bashkëshortin e saj. Po ashtu, policia tha se “nga letra dukej qe ishte ne gjendje te renduar psikologjike”.

Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën kur ka kryer aktin.

Trupi u gjet nga pronarja e banesës që kishte marrë me qira, një shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit