Home Featured 3 deri në 5 minuta për të hyrë e dalë nga Kosova

3 deri në 5 minuta për të hyrë e dalë nga Kosova

0
3 deri në 5 minuta për të hyrë e dalë nga Kosova

Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë.

Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një qarkullim më i madh në pikat kufitare.

Por, fluks të madh nuk ka, të paktën mëngjesin e së dielës.

Kështu bën të ditur Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 07:15, koha për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare sillet rreth 3 e deri në 5 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here