back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi24 orë pa rrymë fshati Kabash, Kryetari Haliti kërkon angazhim të shpejt...

24 orë pa rrymë fshati Kabash, Kryetari Haliti kërkon angazhim të shpejt nga KEDS-i

Disa fshatra të Vitisë po përballen me reduktime të gjata të rrymës, në veçanti fshati Kabash ku banorët kanë 24 orë pa rrymë.

Lidhur me këtë shqetësim për banorët e disa fshatrave të komunës që ai drejton, kryetari Sokol Haliti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se një gjë e tillë është e papranueshme që të ndodh në këto ditë të ftohta dimri.

“Është e pa pranueshme furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit gjatë stinës së dimrit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje”, tha Haliti fillimisht për Reporteri.net.

Kryetari i komunës së Vitisë kërkoi nga KEDS-i që sa më parë të bëhen intervenimet e nevojshme dhe furnizimet me energji elektrike të normalizohen për qytetarët.

Ai tha se KEDS-i duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim stabil me energji elektrike për banorët e Vitisë, ndërsa kërkoi që të angazhohen në kthimin e energjisë.

Prandaj kërkoj nga kompania KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët vitias dhe klientët e tyre besnik. KEDS duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme që qytetarët tanë të kenë furnizim stabil me energji elektrike, në veçanti në stinën e dimrit. Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë të mirë me KEDS-in, kërkoj mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre të shpejt në kthimin e furnizimit dhe sigurimin stabil me energji elektrike për qytetarët tanë”, tha Haliti për ta.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit