back to top
October, 25, 2025
spot_img
BallinaLajme22-vjeçarit nga Prishtina, policia në Kukës ia gjen mbi 14 mijë euro...

22-vjeçarit nga Prishtina, policia në Kukës ia gjen mbi 14 mijë euro të padeklaruara

- Advertisement -

Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit fizik të A.M., iu gjetën 14 mijë e 300 euro

“Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit A.M., shërbimet e Policisë i gjetën 14 300 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -