back to top
December, 20, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi22 organizata shqiptaro-amerikane letër SHBA-së, Osmanit e Kurtit, kërkojnë hetime për punën...

22 organizata shqiptaro-amerikane letër SHBA-së, Osmanit e Kurtit, kërkojnë hetime për punën e Gjykatës Speciale

22 organizata nga komuniteti shqiptaro-amerikan kanë publikuar një qëndrim të përbashkët sa i përket procesit të gjykimit që është duke vazhduar në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në këtë letër thuhet se komuniteti shqiptaro-amerikan është i përkushtuar ndaj thellë ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë.

Megjithatë shtojnë tutje se kur liria merret në mënyrë arbitrare dhe drejtësia manipulohet si një vegël politike, bëhet detyrë e qytetarëve që të rezistojnë dhe të ekspozojnë një padrejtësi të tillë.

Në këtë letër theksohet fakti se asnjë akuzë lidhur me trafikimin e organeve s’është ngritur, ndonëse Gjykata Speciale ka rrjedhur si rezultat i raportit të Dick Martyt me pretendimet për trafik organesh.

“Tashmë është evidente se këto akuza janë fabrikuar tërësisht për qëllime politike”, thuhet në qëndrimin e këtyre 22 organizatave shqiptaro-amerikane.

Sipas tyre, Gjykata Speciale në vend se të angazhohet në mandatin e saj fillestar, ajo është angazhuar në veprime që cenojnë drejtësinë dhe paqen.

“Katër vite më parë, pa aktakuzë, presidenti i Kosovës u ndalua teksa po udhëtonte për në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje historike paqeje me Serbinë. Ky arrestim synonte qartësisht të sabotonte përpjekjet e udhëhequra nga Amerika për të siguruar paqen në rajon. Që atëherë, nëntë zyrtarë të tjerë të shquar shqiptarë, duke përfshirë kryeparlamentarin aktual dhe atë të mëparshëm, janë arrestuar – por asnjë serb nuk është sjellë para drejtësisë nga kjo Gjykatë”, thekson letra.
Në këtë letër gjithashtu përmenden takimet që Kryegjykatësja dhe Kryeprokurorja e Sepciales kanë pasur takime me diplomatët e huaj, por jo me zyrtarë të Republikës së Kosovës, ndonëse Gjykata është organ i dalë nga Parlamenti i Kosovës.

Në letër këto organizata kanë pasur edhe thirrje për SHBA-në, që të hetojnë tërësisht procesin dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të rivendosur drejtësinë dhe përgjegjësinë ndaj procesit në Hagë.

“Për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara: Ne ju bëjmë thirrje që të hetoni tërësisht këtë çështje dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për të rivendosur drejtësinë, drejtësinë dhe përgjegjësinë ndaj këtij procesi të njëanshëm”, thuhet në fund të letrës.


Organizatat që kanë nënshkruar letrën:

Albdreams Albanian American Community of Illinois

Albanian American Council

Albanian American Cultural Center of Texas

Albanian American Relations Council
Albanians Assisting American Veterans of Ëar

Ceka international foundation
DIBRA Association

Global Albanians Foundation – Boston
Jehona e Malsise of Michigan

Malesia e Madhe Association- Neë York
Malesia e Madhe-Michigan

Manhattan University Albanian Club
Pan-Albanian Federation VATRA
PEJA Association

Princeton University Albania Kosova Association

Rozafa Shkodra Association
Rutgers University Albanian Club
Seton Hall University Albanian Student Organization

St. Francis College Albanian Roots Club
St. John’s University Albanian Culture Club
The Albanian American Association of ULQIN Inc.

Valet e Liqenit, ChicagoTelevision
CC:

United States Department of State
Hon Bob Corker, Chairman Senate

International Relations Committee
Members Senate International Relations Committee

Hon. Brian Mast, Incoming Chairman of House Foreign Relations Committee
Members House Foreign Relations Committee

Hon. Lindsey Graham, Incoming Chairman Senate Judiciary Committee

Members Senate Judiciary Committee
Hon. Jim Jordan, House Judiciary Committee

Members of House Judiciary Committee

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit