back to top
May, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi19 vjeçari në Ferizaj e plagos motrën

19 vjeçari në Ferizaj e plagos motrën

- Advertisement -

Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe dhunë në familje në Ferizaj

Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.

Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Për informacione shtesë do të njoftoheni me kohë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -