Policia e Ferizajt ka raportuar një numër të lartë të veprave penale gjatë javës së fundit, përfshirë vjedhje, dhunë në familje dhe një grabitje të armatosur.

Sipas policisë, janë regjistruar gjithsej 17 raste të vjedhjeve, 10 prej të cilave kanë ndodhur në Ferizaj, 6 në Kaçanik dhe një në Shtime.

Përveç këtyre rasteve, në Ferizaj ka ndodhur edhe një grabitje e armatosur, për të cilën janë arrestuar dy persona.
Gjithashtu, janë raportuar 7 raste të dhunës në familje, ku 4 kanë ndodhur në Ferizaj, ndërsa rastet e tjera janë regjistruar në Kaçanik, Shtime dhe Han të Elezit.
Policia ka realizuar edhe një sërë arrestimesh në bazë të urdhëresave të gjykatës, duke ndaluar 29 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Autoritetet po vazhdojnë punën për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, duke bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për të siguruar rendin dhe sigurinë në rajon.