back to top
July, 1, 2025
spot_img
BallinaLajme13-vjeçarja kosovare gjendet shëndosh e mirë

13-vjeçarja kosovare gjendet shëndosh e mirë

- Advertisement -
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar sot lajmin e gëzueshëm se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti.

Ambasada ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen Hajzeraj.

“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka shprehur gëzimin që gjithçka përfundoi me sukses dhe se Arta tashmë është sërish pranë familjes së saj.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -